Një martesë e veçantë ka ndodhur në kufijtë mes dy shteteve pasi një dhëndër suedez dhe nusja norvegjeze janë martuar edhe pse "të ndaluar" nga Covid-19.
Çifti e zhvilloi ceremoninë martesore në kufirin midis dy vendeve ndërkohë që të ftuarit qëndronin në secilën anë të kufirit, në përputhje me rregullat e koronavirusit.
Çifti tha për BBC se nuk mund të prisnin deri sa të hiqeshin kufizimet dhe se nuk dëshironin ta ndryshon datën e tyre të martesës. “Nuk dëshironim të ndryshonim datën, gjithçka që donim ishte të martoheshim!”, siç citon Shqip shkrimin, kanë thënë ata.
Ata qëndruan në të dyja anët e kufirit, të ndarë me një fjongo të bardhë. Nusja, Camilla Oyjord tha se e kishte sugjeruar idenë si shaka, të cilës miqtë dhe familjarët iu përgjigjën pozitivisht. “Ne donim të ishim burrë e grua! Dashuria i mundi të gjitha”, tha Camilla.
-
Ura që i bashkon binjakët e ndarë nga COVID-19
-
Provë dashurie, ceremoni martesore me uniforma anti-Covid
-
Dhëndri sëmuret me Covid-19 para dasmës, nusja e befason në spital me vello
-
Ushtari e ushtarja italiane s’mund të presin të kalojë koronavirusi, martohen në fushëbetejë
-
Dashuri në kohë të koronavirusit