Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Dhëndri sëmuret me Covid-19 para dasmës, nusja e befason në spital me vello

Koronavirusi i ka prishur ditën më të bukur një çifti. Grace Leimann dhe Carlos Muniz, një çift nga Teksasi kishin caktuar datën e martesës në mes të korrikut, por pak ditë para dasmës dhëndri u infektua me Covid-19.

Por, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe Carlos përfundoi në spital. Mirëpo, kjo situatë nuk e ndali Grace që të lidhte kurorë me dashurinë e jetës së saj dhe pasi u konsultua me mjekët e spitalit, i bëri partnerit një befasi.

Grace veshi fustanin e nusërisë dhe u fut në dhomën e Carlos. Ndërsa atij i kishte përgatitur një kostum letre duke ia vënë mbi shtrat.

Familjarët e Carlos dhe mjekët ishin të ftuarit e vetëm në ceremoninë e çiftit.