Një darkë festive ka përfunduar me 21 persona të infektuar me COVID-19 gjatë një dasme në Selanik.
Mes të infektuarve janë nusja, dhëndri dhe 19 dasmorë të ftuar.
Sakaq janë ende në pritje analizat e tamponëve edhe për 200 persona të tjerë, dasmorë dhe persona të tyre të kontaktit, në spitalet Papagjeorgjiu dhe Hipokratos në Selanik.
Në dasmë ishin ftuar dhe merrnin pjesë 150 të ftuar. Qeveria greke ka lejuar organizimin e festave me deri 100 persona.
Nusja, dhëndri dhe babai i tij përfunduan në spital për ndjekje mjekësore, bënë të ditur mediat greke.
Dhëndri, tregoi çfarë kishte ndodhur pas të dielës së kaluar që u martua. Ai tha se të martën nisi të kishte temperaturë e bashkë me të, nusja dhe babai i tij.
EdheMe telefon mësoi nga dasmorë që ishin në dasmë se edhe ata kishin simptoma të ngjashme. Pasi shkuan në spital mësuan se ishin infektuar.
I riu tha se para dhe gjatë dasmës ndjeheshin mirë dhe për të mbetet mister si u infektuan/TCH.
-
Në Zvicër 131 dasmorë karantinohen shkaku i një punonjësi të spitalit
-
Dhëndri sëmuret me Covid-19 para dasmës, nusja e befason në spital me vello
-
Në Tetovë shtohet numri i të infektuarve me koronavirus, po fajësohen dasmat
-
Babai i nuses infekton me koronavirus 76 të ftuar, dasma kthehet në rast studimi