Nusja dhe dhëndri Roni Ben-Ari e Yonatan Meushar, vallëzuan në një sallë gjigante, teksa familja dhe shoqëria i shikonte përmes ekranit në një transmetim direkt nëpër rrjetet sociale.
Pasi Izraeli është afër që ta shpallë karantinën për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit, shumica e ceremonive, përfshirë dasmat, janë anuluar, raporton Reuters.
Si rezultat, menaxheri i ceremonive Itmar Yakutieli, ka ofruar falas ceremoni të vogla martese.
Ben-Ari, nusja 26-vjeçare dhe bashkëshorti i saj, 36-vjeçari Meushar, po planifikonin martesën më 12 mars, por u anulua pasi qeveria ndaloi tubimet deri në 100 persona, transmeton KOHA. E në dasmë kishin të ftuar 260 persona.
“Është ndryshe prej martesës që kemi ëndërruar, por është e përkryer”, ka thënë Ben-Ari.
Javën e kaluar qeveria ndaloi tubimet me më shumë se 10 persona, ndërsa mbylli shkollat dhe universitetet.
-
21 dasmorë dhe nusja e dhëndri infektohen me koronavirus
-
Koronavirusi nuk i ndal, nusja norvegjeze dhe dhëndri suedez martohen në kufi
-
Kohë pandemie, martesa në rrugë
-
Dasmë në kohë karantine, familja ndjek ceremoninë e martesës së djalit përmes “video-call”
-
Frika nga koronavirusi detyron çiftin të bëjë dasmë me celular