Një karficë e blerë për më pak se 25 dollarë nga një dyqan me gjëra antike britanike në vitet 1980, tani është vendosur në ankand dhe pritet të arrijë deri në 19 mijë dollarë pas një paraqitjeje në Antiques Roadshow, raportoi të dielën “Upi”.
Flora Steel është gruaja e cila e kishte blerë karficën për më pak se 25 dollarë.
Steel e ka dërguar karficën e saj në natën e Krishtlindjeve dhe vlerësuesi Geoffrey Munn e përshkroi atë si "zbulim që të lë pa frymë".
Karfica prej argjendi, korali, lazuli dhe malakiti tani është planifikuar të dalë në ankand në pranverë dhe pritet të shitet deri në 19,000 dollarë.
“Fillimisht më tërhoqi vëmendjen për dizajnin e saj të fortë, germat e çuditshme dhe gurët e pazakontë. Gjithmonë e kam dashur atë dhe kam menduar se ishte e veçantë në dizajnin e saj”, është shprehur ajo.
-
Tualeti prej ari pritet të shitet për 10 milionë dollarë
-
Letra e të mbijetuarit të Titanikut shitet për 400 mijë dollarë
-
Ora e kapitenit të Titanikut shitet me çmim rekord
-
Gjerdani misterioz me diamante shitet për një shumë marramendëse
-
Ford Capri i lënë në garazh për 19 vjet, nxirret në shitje për çmim të lartë