Një burrë i frikësuar të udhëtojë për shkak të pandemisë, ka jetuar pa u vërejtur në një zonë të sigurt në aeroportin e Chicagos për tre muaj, thonë prokurorët amerikanë.
36-vjeçari Aditya Singh u arrestua të dielën pasi stafi i linjës ajrore i kishte kërkuar dokumentet e identifikimit, shkruan BBC.
Ai kishte zgjatur një distinktiv, por dyshohej se i përkiste një menaxheri i cili kishte raportuar muaj më parë se i kishte humbur.
Policia tha se Singh ka arritur nga një fluturim prej Los Angesel më 19 tetor. Ai kishte gjetur distinktivin në aeroport dhe ishte “i frikësuar të kthehej në shtëpi për shkak të COVID-it”.
Ai arriti të mbijetonte nga gjërat që i jepnin udhëtarët.
Singh është akuzuar për shkelje për krim duke qëndruar në një zonë të ndaluar të aeroportit. Atij i është ndaluar hyrja në aeroport, me kusht nëse paguan 1,000 dollarë si garanci.
-
Burri kapet me breshkën në pantallona gjatë kontrollit në aeroport
-
Kanadezi merr kokën e krokodilit me vete në aeroport
-
1.000 ditët e torturës në burgjet e Kinës
-
Një burrë akuzohet se udhëtoi nga Londra në New York pa biletë dhe pasaportë
-
Nuk i funksionoi dera, indiani mbetet i mbyllur në tualetin e aeroplanit gjatë gjithë udhëtimit