Autoritetet indiane kanë thënë se kanë arrestuar një kanadez në aeroportin e Delhit pasi kishte në valixhe një kokë krokodili.
32-vjeçari u paraqit në aeroport për të zënë fluturimin për në Kanadë, kur u ndalua për kontrollën e parë të sigurisë, shkroi BBC.
“Gjatë ekzaminimit, një kokë me dhëmbë të mprehtë, që dukej si kokë e një krokodili, u zbulua e mbështjellë”, thanë autoritetet.
Burri u arrestua e koka e krokodilit u dërgua në Departamentin për Kafshë të Egra.
Mbajtja e një koke krokodili është në kundërshtim me ligjet në Indi.
Artikuj të ngjashëm
-
Murgjit budistë kapen me 110 kilogramë kanabis në aeroport
-
Burri kapet me breshkën në pantallona gjatë kontrollit në aeroport
-
“Narko paruke”, kolumbiani kapet duke fshehur kokainë në kokë
-
Ngordh krokodili më i madh në botë
-
Aeroplani i linjës indiane bën ulje urgjente në Kanada pas kërcënimit me bombë