Jeff Bezos, një ndër njerëzit më të pasur në botë, do të udhëtojë në hapësirë. Themeluesi i Amazonit, thotë se do të jetë pjesë e fluturimit të parë me ekuipazh të anijes së tij kozmike “Blue Origin”.
Raketa rreth 18 metra e gjatë, e emërtuar “New Shepard”, do të fluturojë për 11 minuta më 15 korrik. Pritet që të shkojë deri në 96 kilometra sipër tokës.
Në kabinën e anijes do të jenë gjithsej gjashtë persona. Përveç Jeff Bezos, pjesë e ekuipazhit do të jetë dhe vëllai i tij Mark. Një vend është rezervuar për fituesin e ankandit që është aktualisht në progres. Oferta më e lartë deri më tash është 2.8 milionë dollarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Jeff Bezos dhe tre shoqërues udhëtojnë në hapësirë
-
I panjohuri paguan 28 milionë dollarë për udhëtim në gjjithësi me Bezosin
-
Jeff Bezos do të fluturojë në hapësirë më 20 korrik
-
Jeff Bezos planifikon të dërgojë njerëz në hapësirë muajin e ardhshëm
-
Jeff Bezos i bashkohet garës për ofrimin e internetit me satelit