Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, ka thënë se ai do të fluturojë në hapësirë me vëllain e tij në fluturimin e parë njerëzor të nisur nga kompania e tij hapësinore, Blue Origin.
Në një postim në Instagram, Bezos ka thënë se fluturimi në hapësirë ishte diçka që ai kishte dashur të bënte "gjithë jetën time".
Blue Origin gjithashtu po nxjerr në ankand një vend të lirë, për dikë që do të bashkohet me dyshen në fluturimin inaugurues me personel.
Jeff Bezos është një nga njerëzit më të pasur në botë.
Ai ka një vlerë neto prej 186.2 miliardë dollarë, sipas revistës Forbes.
"Më 20 korrik, unë do të bëj udhëtimin me vëllain tim. Aventura më e madhe, me mikun tim më të mirë", shkroi ai në Instagram.
Artikuj të ngjashëm
-
Jeff Bezos dhe tre shoqërues udhëtojnë në hapësirë
-
Jeff Bezos me vëllain do të shkojnë në hapësirë
-
Jeff Bezos do të shesë aksione të tjera të Amazonit në vlerë prej 5 miliardë dollarësh
-
Bezos: Në të ardhmen, njerëzit do të jetojnë në hapësirë, pushimet do t’i bëjnë në Tokë
-
I panjohuri paguan 28 milionë dollarë për udhëtim në gjjithësi me Bezosin