Jeff Bezos, themeluesi i gjigantit Amazon, po zgjeron interesat e tij në hapësirë.
Të premten ai lëshoi dy satelitë prototip që ai e quan Project Kuiper.
Bezos po planifikon të vendosë më shumë se 3200 anije kozmike në vitet e ardhshme për të ofruar lidhje interneti kudo në glob.
Ai shpreson të sfidojë Starlinkun të Elon Muskut, i cili tashmë ofron internet satelitor në shumë vende, raportoi BBC.
Dy satelitët e vegjël të lëshuar të premten - KuiperSat-1 dhe KuiperSat-2 - do të provojnë teknologjinë e nevojshme.
Ata u transportuan në një orbitë 500 km lartë nga një raketë Atlas-5.
Edhe
Amazoni i nis satelitët e parë në hapësirë, synon shpërndarje masive të internetit
Amazon filloi kërkimin dhe zhvillimin e Projektit Kuiper prej 10 miliardë dollarësh më 2018.
Kompania SpaceX e Elon Musk është lider në këtë fushë dhe tashmë ka më shumë se 4800 anije kozmike që punojnë në orbitë.
-
Jeff Bezos do të shesë aksione të tjera të Amazonit në vlerë prej 5 miliardë dollarësh
-
Jeff Bezos shet rreth 2 miliardë dollarë aksione të Amazonit
-
Konsorciumi i mbështetur nga Bezosi blen një të tretën e Liverpoolit
-
Elita botërore “pushton” Venecian për dasmën e njërit prej njerëzve më të pasur në botë