Restaurimi i kështjellës së Jerseyt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) bëri që brenda një oxhaku të gjendej një mesazh interesant në shishe, që datonte nga 1966-a.
Upi ka shkruar se brenda shishes ishte një letër ku shkruhej: 007 James Bond. 26 shkurt 1966. P.S. agjent sekret. Mos i trego askujt.

Në anën tjetër të letrës pasonte shkrimi “EA Blampied”, që ka gjasa t’i takonte artistit të njohur amerikan, Jersey Edmund Blampied, që vdië në gushtin e atij viti.
Shënimi ishte shkruar gati dy muaj pas publikimit të “Thunderball”, një film i personazhit James Bond, që luhej nga Sean Connery.
Shishja gjithashtu përmbante faqe të gazetës javore Reveille, të 1966-s.
“Kemi nevojë për ndihmën tuaj për të hedhur dritë mbi një shënim misterioz”, ka shkruar ekipi që po merret me restaurimin e kështjellës.
-
Ish-përzgjedhësja e aktorëve të Bondit: Asnjëri nga favoritët s’duhet të jetë agjenti i ri 007
-
Vdiq në moshën 89-vjeçare aktori Joe Don Baker
-
Çka po e zgjat kaq shumë gjetjen e James Bondit të ri?
-
Shtohen spekulimet se kush do të jetë “James Bondi” i ri
-
Mesazh nga 1955-a, si u gjet shishja e fshehur në mur