Zharnel Hughes ka varësi nga shpejtësia.
Kjo mund të mos jetë befasi duke e marrë parasysh se është kampion i Evropës në 100 metra sprint. Por, derisa rivalët e tij janë në mënyrë strikte të përqendruar te shpejtësia në tokë, "obsesioni" e ka dërguar Hughesin në lartësi të reja.
Vitin e kaluar, njeriu, që i ishte dhënë nofka "kapiteni" nga ish-partneri i stërvitjes, rekordmeni i botës Usain Bolt, ka marrë një licencë private të pilotit, shkruan sot Koha Ditore.
"Ëndërroj një ditë të bëhem kampion bote dhe të bëhem pilot i një linje ajrore komerciale", ka thënë Hughes.
Një superyll i Karaibeve që jeton në Xhamajkë, atleti britanik është karizmatik dhe optimist.
Përvoja zemërthyese - siç ishte humbja e Lojërave Olimpike "Rio 2016" për shkak të lëndimit dhe diskualifikimi nga Lojërat e Komonuellthit vitin e kaluar - e kanë mbajtur atë modest, siç e ka mbajtur edhe rritja në Anguilla. Pikërisht këtu shpreson të nisë një biznes të aviacionit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)