Mbetjet fosile të një kafshe janë gjetur në shkretëtirën në jug të Perusë, e cila shkencëtarët supozojnë se mund të jetë kafsha më e rëndë ndonjëherë. Është një balenë e zhdukur që mund të peshojë deri në 320 tonë.
Kafsha e gjetur quhej Perucetus colossus dhe supozohet se ka jetuar 39 milionë vjet më parë.
“Mbetjet fosile u gjetën 13 vjet më parë, por për shkak të madhësisë dhe formës së tyre, u deshën tre vjet për t'i transportuar në Lima, ku po studiohen”, ka thënë anëtari i ekipit hulumtues, Eli Amson.
U gjetën 18 kocka të balenës, të njohur si basilosaurid, duke përfshirë 13 rruaza, katër brinjë dhe një pjesë të një ije. Pavarësisht nga mosha e fosilit, shkencëtarët kanë arritur në shumë njohuri për këtë kafshë.
Kockat e saj ishin jashtëzakonisht të dendura, të shkaktuara nga një proces i njohur si osteoskleroza. Përveç kësaj, kockat ishin shumë të mëdha, në kuptimin që kishte rritje shtesë në sipërfaqet e tyre, e cila quhet pakiostozë.
Edhe
Fosili që mbahej në sirtar për dekada, del të jetë mbetja e parë e një dinozauri në Antarktidë
Sipas shkencëtarëve, këto nuk ishin simptoma të një sëmundjeje, por një përshtatje e balenës për të gjetur ushqim në ujërat e cekëta. Manatet e sotme që jetojnë në zonat bregdetare të pjesëve të caktuara të botës kanë kocka të tilla. Rebecca Bennion e quajti absolutisht të habitshme që çdo rruazë peshon më shumë se 100 kilogramë.
“U deshën disa burra për t'i çuar ato në mes të dyshemesë së muzeut për të kryer një skanim tredimensional. Kocka ishte aq e dendur sa u thye gjatë shpimit për të përcaktuar densitetin e kockave”, ka thënë ajo.
Kur kanë skeletin e një specie të zhdukur prej kohësh, shkencëtarët përpiqen të rindërtojnë formën e trupit dhe masën e kafshës. Ata e bëjnë këtë në bazë të njohurive të mëparshme rreth biologjisë së qenieve të gjalla të ngjashme.
Supozohet se kolosi Perucetus ishte 17 deri në 20 metra i gjatë, gjë që nuk është e pazakontë. Por masa e tij kockore ishte midis 5.3 dhe 7.6 tonë. Me organe dhe muskuj, mund të ketë peshuar midis 85 dhe 320 tonë.
Edhe
Identifikohet specia e re e dinozaurit gjigand
Gjatë hulumtimit janë bërë krahasime me balenën blu, skeleti i së cilës është ekspozuar në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër.
Para se të ekspozohej në muze, skeleti u skanua dhe u përshkrua në detaje dhe është një burim i rëndësishëm informacioni për shkencëtarët në mbarë botën. Skeleti i një balene, fosilet e së cilës u gjetën në Peru është dy deri në tre herë më i rëndë se skeleti i ekspozuar në muzeun e Londrës, edhe pse ai në Londër është pesë metra më i gjatë, shkruan BBC.