Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Fermeri u përjashtua përkohësisht nga “TikToku”, pasi i ngacmoi veganët

fermeri, tiktoku, rrjeti social, 13 prill, tik-tok

Një fermer i famshëm u përjashta përkohësisht nga rrjeti social TikTok pasi “i ngacmoi” personat veganë, shkroi “DailyMail” të mërkurën.

Fermeri uellsian, Gareth Jones, publikoi një video duke mbajtur në dorë një rrepë, ku tha se edhe “kjo bëhet nga plehu i lopës”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Jones tha se për largimin nga TikToku shkaktar është një grup veganësh. Ai dërgoi një letër apeli te kompania e TikTokut dhe iu pranua kthimi i llogarisë.

Jones është i famshëm në mediat online sepse ka luajtur në serialin e BBC-së “The Family Farm”.

Veganët janë personat që nuk konsumojnë mish e as të mirat tjera të kafshëve.