Veterinerët dhe stafi i parkut kanë realizuar një shpëtim dramatik të një çifti elefantësh në Tajlandë që përfshinte përdorimin e një automjete, një gërmues dhe ringjalljen e një nëne elefanti pa ndjenja nga tre persona.
Shpëtimi ndodhi në shiun e rrëmbyeshëm në provincën qendrore Nakhon Nayok, kur një elefant njëvjeçar ra në një vrimë në anë të rrugës. Nëna e dëshpëruar qëndroi roje mbi të voglin e saj, por gjithashtu ra brenda pak pasi iu dha qetësues, raportoi The Guardian të premten.
Shpëtuesit përdorën një automjet i cili përdoret për lëvizjen e mallrave të mëdha për ta nxjerrë nënën elefant para se t’i hipnin përmbi dhe të përformonin CPR për ta rikthyer në jetë, kurse gërmuesi hapi rrugën për elefantin e vogël të ngjitej lart.
Të dy u kthyen menjëherë në botën e egër pasi u shpëtuan.
Por, shpëtimi i tyre i mori ekipit më shumë se tri ore kohë.
Nga ekipi thanë se ishte e pamundur t’i afroheshin elefantit të vogël për ta shpëtuar kur nëna e tij ishte aty, kështu që u detyruan që t’i japin tri doza të qetësuesit për të arritur më pas të voglin. Por, kur nëna po binte në tokë lëvizi drejt të voglit të saj dhe kur ra e goditi kokën.
-
E rrallë, pjellin elefantë binjakë në Tajlandë
-
Shpëtohet një i vogël i elefantit në Indi pasi kishte rënë në një gropë
-
Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë
-
Ekipet e shpëtimit nxjerrin katër persona të bllokuar në një shpellë të përmbytur në Laos
-
Elefanti gjigant “vizitoi” një dyqan në Tajlandë