Kuriozitet

Elefanti gjigant “vizitoi” një dyqan në Tajlandë

Elefanti

Një elefant i uritur shkaktoi kaos në një dyqan ushqimor në Tajlandë, pasi u fut nëpërmjet një parku dhe shkaktoi tollovi.

Siç ka shkruar AP, elefanti gjigant i përtypi me qetësi nëntë qese me biskota, një sanduiç dhe banane.

Filmuesi i momentit dëgjohet teksa i kërkon elefantit të largohet nga dyqani, e kafsha pasi bëri qejf u largua pa bërë shumë zhurmë.

Ndiqni pamjet.