Dy luanë në parkun “Etawah Safari” në shtetin verior indian Uttar Pradesh kanë dalë pozitivë për COVID-19, sipas zyrtarëve në park.
Mostrat u dërguan për provë pasi të dy luanët u gjetën se kishin temperatura të larta.
Autoritetet shtuan se dyshja ishin në gjendje të qëndrueshme. Ata janë mbajtur në vet-izolim duke u monitoruar rregullisht.
Kjo vjen pasi tetë luanë kishin testuar pozitivë për të njëjtën gjë në Parkun Zoologjik Nehru në Hyderabad në fillim të kësaj jave.
Ministria e Mjedisit, Pyllit dhe Ndryshimit të Klimës kishte deklaruar më parë se bazuar në përvojën me kafshë të tjera në kopshtin zoologjik të cilët gjithashtu kishin rezultuar pozitivë për COVID-19 në të gjithë globin, nuk ka “asnjë provë faktike që kafshët mund të transmetojnë sëmundjen tek njerëzit më tej”.