Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Luani bën xhiro në Bentley rrugëve të Tajlandës

Policia në Tajlandë ka arrestuar një grua pasi u fotografua në veturë me luanin e saj duke bërë xhiro në rrugët e Pattayas.

Videoja që është bërë virale tregon luanin e lidhur e të ulur në sediljen e një Bentley të bardhë.

Edhe pse nuk është ilegale mbajtja e një luani në Tajlandë, duhet që zyrtarisht të regjistrohet.

Luani doli se nuk ishte regjistruar dhe konsiderohej ilegale mbajtja e tij, shkroi BBC. 

Për këtë arsye, gruaja përballet me akuzat për mbajtje pa leje të kafshës së egër, që është e dënueshme me një vit burg dhe gjobë rreth 3,000 dollarë.

Policia ka thënë se aktualisht janë 224 luanë në Tajlandë që mbahen ilegalisht.