Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Dy hiena rezultojnë pozitive me koronavirus

Në kopshtin zoologjik të Denverit në Kolorado dy hiena kanë rezultuar pozitive me koronavirus, ka njoftuar stafi i kopshtit.

Këto janë rastet e para kur ky lloj i shtazës infektohet me COVID-19, derisa bëhet e ditur se ato kanë simptoma të lehta.

Hienat janë duke marrë trajtimin e duhur dhe pritet që të rikuperohen plotësisht. Në Denver të Kolorados-SHBA, janë rreth 3000 kafshë dhe mbi 450 lloje të ndryshme.

Rastet pozitive me COVID-19 në kafshë nuk janë të rralla. Më të infektuarat thuhet se janë gorillat në disa kopshte zoologjike në SHBA.

Artikuj të ngjashëm