Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Disa gorilla të infektuara me COVID-19 presin të vaksinohen

Disa gorilla në një kopsht zoologjik në Atlanta kanë pasur disa simptoma të COVID-19.

Zyrtarët kanë thënë se kanë thënë se 20 gorilla kanë pasur simptoma si kollitje dhe ndryshim të apetitit.

Qendra për përkujdesjen e kafshëve kanë bërë testimin e tyre për COVID-19.

Kopshti zoologjik nuk ka zbuluar saktë se sa nga 20 gorillat janë testuar pozitivë. Në një postim në profilin e tyre në Instagram është thënë se të gjitha gorillat janë duke u monitoruar nga afër edhe ato që kanë simptoma më pak.

“Ekipet janë duke monitoruar nga afër gorillat e prekura dhe shpresojmë që shumë shpejtë do të shërohen plotësisht. Ato janë duke marrë gjithë kujdesin e nevojshëm”, është thënë nga veterinarët që po i trajtojnë.

Edhe Disa gorilla infektohen me koronavirus në një kopsht zoologjik Botë Disa gorilla infektohen me koronavirus në një kopsht zoologjik

Ekipi beson se gorillat u infektuan pasi njëri nga stafi ishte i infektuar porse ishte asimptomatik.

Ekipi i kopshtit zoologjik ka thënë se gorillat janë në listë për vaksinim pasi ende nuk janë vaksinuar.