Disa vidra në një akuarium në Atlanta kanë rezultuar pozitive me koronavirus dhe janë duke pritur rikuperimin e plotë.
“Ato filluan të shfaqnin simptoma të lehta të frymëmarrjes si teshtima, hundë të lëngshme, letargji të lehtë dhe disa filluan të kolliteshin," u tha në një deklaratë.
Akuariumi tha se vidrat me prejardhje nga Azia janë duke ja dalë mirë, shkruan NBC News.
“Jemi duke përcjellë të gjithë rekomandimet për shëndet dhe protokollin e sigurisë, dyshohet se ka edhe vidra tjera të infektuara në akuarium por që janë asimptomatike”, ka thënë akuariumi në një deklaratë të cilën e ka postuar në Facebook.
Akuariumi nuk ka bërë të ditur se sa vidra janë testuar pozitive.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy hiena rezultojnë pozitive me koronavirus
-
Disa gorilla të infektuara me COVID-19 presin të vaksinohen
-
Tetë luanë në një kopsht zoologjik në Indi infektohen me koronavirus
-
Një shtetas amerikan dhe një francez rezultojnë pozitivë me hantavirus pasi u larguan nga anija
-
Koronavirusi në Antarktidë, infektohet një grup shkencëtarësh