Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koronavirusi në Antarktidë, infektohet një grup shkencëtarësh

Koronavirusi ka shpërthyer brenda një stacioni kërkimor shkencor belg në Antarktidë, pavarësisht se i tërë stafi është vaksinuar. Rastet pozitive janë regjistruar që nga gjysma e dhjetorit, të paktën 16 nga 25 sa janë duke operuar atje.

Zyrtarët kanë deklaruar se të infektuarit kanë simptoma të lehta dhe se situata nuk është dramatike.

“Të gjithë banorëve të stacionit iu ofrua mundëësia e fluturimit më 12 janar. Megjithatë, ata janë shprehur të gatshëm t'i vazhdojnë punimet”, ka deklaruar dikush nga përfaqësuesit e këtij ekipi shkencor.