Të paktën 12 punonjës të një spitali në Holandë janë vendosur në karantinë parandaluese pasi nuk u respektuan protokollet e duhura gjatë trajtimit të një pacienti të infektuar me hantavirus, njoftoi të hënën qendra mjekësore Radboudumc në Nijmegen, raportoi Euronews.
Pacienti ishte transferuar në spital më 7 maj, pasi u evakuua nga anija turistike Hondius, ku u zbulua përhapja e virusit. Sipas spitalit, gjatë marrjes së mostrave të gjakut ishte ndjekur një procedurë standarde dhe jo protokolli më i rreptë që kërkohet për raste të tilla, për shkak të natyrës së virusit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, autoritetet spitalore pranuan se nuk ishin ndjekur rregulloret më të fundit ndërkombëtare për asgjësimin e urinës së pacientit.
Pavarësisht se rreziku i infektimit konsiderohet i ulët, 12 punonjësit shëndetësorë do të qëndrojnë në karantinë për gjashtë javë. Edhe pacienti i infektuar vazhdon të mbahet në izolim.
Drejtoresha e bordit ekzekutiv të Radboudumcit, Bertine Lahuis, tha se do të zhvillohet një hetim i plotë për të kuptuar se si ndodhi shkelja e procedurave.
Rasti lidhet me shpërthimin e hantavirusit, ku deri tani të paktën shtatë persona kanë rezultuar pozitivë, ndërsa një tjetër konsiderohet rast i dyshuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Tre persona kanë humbur jetën pas përhapjes së virusit në anije, duke shkaktuar alarm ndërkombëtar shëndetësor. Hantavirusi zakonisht përhapet nga brejtësit dhe aktualisht nuk ekziston vaksinë apo trajtim specifik kundër tij.
Anija Hondius pritet të mbërrijë në Roterdam, ku do t’i nënshtrohet procedurave të dezinfektimit.