Një shtetas amerikan dhe një francez që janë kthyer në vendet e tyre të origjinës pasi u larguan nga anija turistike e goditur nga shpërthimi i hantavirusit, kanë rezultuar pozitivë, kanë bërë të ditur autoritetet.
Departamenti amerikan i Shëndetësisë ka thënë se një shtetas i dytë amerikan në fluturimin e riatdhesimit kishte treguar gjithashtu simptoma të lehta, duke shtuar se të dy pasagjerët kanë udhëtuar në njësi të veçantë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria franceze e Shëndetësisë ka njoftuar se një grua është izoluar në Paris dhe se shëndeti i saj po përkeqësohet.
Më shumë se 90 pasagjerë të anijes Hondius, aktualisht e ankoruar në Ishujt Kanarinë të Spanjës, po riatdhesohen.
Tre pasagjerë, një çift holandez dhe një grua gjermane, kanë vdekur pasi udhëtuan në anije. Dy prej tyre janë konfirmuar se e kanë pasur virusin.
Hantaviruset zakonisht barten nga brejtësit, por është i mundur edhe transmetimi tek njerëzit të llojit Andes, të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) beson se është kontraktuar nga disa nga pasagjerët e anijes holandeze ndërsa ndodheshin në Amerikën e Jugut.
Simptomat mund të përfshijnë ethe, lodhje ekstreme, dhimbje muskujsh, dhimbje stomaku, të vjella, diarre dhe gulçim.
Zyrtarët thonë se rreziku i një shpërthimi të madh është shumë i ulët.