Gorillat në kopshtin zoologjik në San Diego provojnë pozitivisht për Covid së pari
Disa gorilla në parkun Safari të kopshtit zoologjik në San Diego kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Dyshimet e para thonë se ato janë infektuar nga një punëtor i kopshtit që kishte rezultuar pozitiv duke qenë asimptomatik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoParku Safari i konfirmoi rastet pozitive përmes mostrave fekale nga gorillat dhe rezultatet “nuk përjashtojnë përfundimisht praninë e virusit në anëtarët e tjerë të trupës”.
Drejtoresha ekzekutive e parkut, Lisa Peterson, ka deklaruar për AP se tetë gorilla besohet se janë infektuar duke shfaqur simptoma virusale.
Veterinerët janë duke monitoruar nga afër gjendjen e gorillave që po qëndrojnë në habitatin e tyre.
“Përveç disa simptomave, gorillat janë në gjendje të mirë. Trupat do mbesin në karantinë së bashku duke ngrënë dhe pirë. Ne shpresojmë për një rimëkëmbje të plotë”, ka deklaruar Peterson.
Macet e mëdha janë kafshët më të infektuara me koronavirus në kopshte zoologjike. Deri tani është raportuar se gjatë tigra, tre luanë dhe një leopard janë infektuar me koronavirus.