Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Katër luanë dalin pozitivë me koronavirus në një kopsht zoologjik në Spanjë

Katër luanë në një kopsht zoologjik në Barcelonë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, kanë thënë zyrtarët e veterinarisë në Spanjë, shkruan BBC.

Tri luanesha Zala, Nima dhe Run Run, dhe një luan Kiumbe, janë testuar me simptome të buta të virusit.

Dy anëtarë të stafit po ashtu kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Luanët janë testuar nëpërmjet metodës PCR, pasi kanë shfaqur simptome.

“Luanëve i është dhënë kujdes veterinar për gjendje të butë klinike – ngjashëm me një grip të lehtë – dhe reaguan mirë”, thuhet në komunikatë.