Një grup miqsh morën me qira supervetura me vlerë rreth 10 milionë funte, për të festuar një martesë në Birmingham të Britanisë së Madhe, në natën e Vitit të Ri.
Dhëndri Kasim Ali mbërriti në dasmën e tij me nusen, Natashën duke drejtuar një Lamborghini Aventador SVJ, me vlerë rreth 350,000 funte.
Miqtë u takuan në shtëpinë e çiftit në Small Health përpara se të udhëtonin më shumë se tri kilometra drejt vendit ku do të zhvillohej ceremonia e dasmës.
Sipas dëshmitarëve, lëvizja e veturave të shtrenjta deri në vendin e dasmës ngjasonte me skenat e filmit “Fast and the Furious”.
Ndër veturat e përfshira në paradë, ishin gjashtë Rolls Royce Phantom, katër Rolls Royce Ghosts, një Mercedes SLS Gullëing, një E63 S AMG dhe spiderë Audi R8.
Kishte edhe Lamborgini Huracans, Aventadors dhe Urus. Në mesin e veturave të shtrenjta kishte edhe McLaren 720.
Edhe
Kim Kardashian dhe ylli i F1 në fundjavë romantike në Britani
Sipas “Birmingham Live”, veturat u organizuan nga miku i çiftit të lumtur Kad, nga Birmingham Car Hire Limited, i cili përdori kontaktet e tij në biznes për të rregulluar flotën ekzotike për dasmën.
