Një çift vietnamez qentë e të cilëve u vranë nga autoritetet për shkak të frikës nga COVID-19, kanë adoptuar qen të rinj, pasi u vërshuan me simpatinë e njerëzve dhe me donacione, shkruan BBC.
Çifti kishin mbetur zemërthyer tetorin e kaluar pasi 12 qentë e tyre u vranë pa dëshirën e tyre.
Ngjarja e tyre, e përcjellë në aplikacionin TikTok nxiti zemërim në Vietnam për mënyrën si trajtohen kafshët.
Por, me ndihmën e donatorëve, çifti ka shpëtuar 15 qen.
Ata dhe tre të afërm ishin infektuar me virus dhe u transferuan në spital për trajtim. Kafshët ishin lënë në një qendër karantine.
Zyrtarët lokalë vranë ato pa pohimin e pronarëve duke thënë se ishte masë parandaluese e domosdoshme për ta ndaluar përhapjen e koronavirusit.
-
Një çifti në Vietnam i vriten të 12 qentë nga autoritetet shkaku i COVID-it
-
Policia zvicerane shpëton dy qen që u kidnapuan për një shpërblim 1 milion franga
-
Komuna e Prishtinës njofton për adoptimin e 10 qenve
-
Rusët në hall me qentë endacakë, propozohet vrasja e tyre
-
Kina nuk ka arkivole për viktimat e virusit në fshatra