Komuna e Prishtinës njoftoi se janë adoptuar 10 qen.
Në një njoftim në Facebook, Komuna shkroi të të hënën se falë përkushtimit dhe dashurisë, këta qen s'do të jenë më në rrugë.
“Janë adoptuar edhe 10 qen endacakë! Falë përkushtimit dhe dashurisë tuaj, këta qen nuk do të jenë më në rrugë. Siguri më shumë për qytetarët si edhe për qentë! Kjo javë parashikohet të sjellë gëzime të tjera, me pritjen e shqyrtimit të 40 kërkesave për adoptime të reja”, thuhet në njoftim.
Adoptimi i qenve ka nisur në 2023-n, ku secili qytetarë që adopton një, do të paguhet me 50 euro në muaj.
Viteve të fundit, shumë qytetarë janë sulmuar nga qentë endacakë në kryeqytet. Situata është konsideruar e jashtëzakonshme, derisa kreu i Prishtinës, Përparim Rama, pati thënë se nëpërmjet adoptimit do të ulet rreziku nga sulmet.
Deri më tani janë adopotuar rreth 60 qen, e në rrugët e Prishtinës është thënë se janë mbi 4.000 qen.
-
Rreziku nga qentë endacakë – mbi 15 sulme në muaj vetëm në Prishtinë
-
Rama: Kemi nisur lirimin e banesave komunale që janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme
-
Kryeqyteti s’e kompenson 76-vjeçaren që u sulmua nga katër qen endacakë
-
Nëse Prishtina miraton taksën 10-euroshe “për të huajt”, Fushë-Kosova do ta bëjë 20 veç për prishtinasit
-
10 euro për veturat që hyjnë në Prishtinë e 1 euro për personat që e kalojnë natën