Një shi meteorësh i dyfishtë do të ndodhë këtë javë, megjithëse mund të jetë e vështirë të shihet qartë.
Meteorët e quajtur “Alpha Capricornids” janë aktivë nga fillimi i korrikut deri nga mesi i gushtit, ndërsa meteorët “Delta Aquariids” nga mesi i korrikut deri mesin e gushtit, po që të dy priten të arrijnë kulmin të enjten.
Një tjetër shi meteorësh, i quajtur “Perseids”, po ashtu do të jetë aktiv këtë javë.
Sipas Asociacionit amerikan për Meteor, hëna e plotë e korrikut e shfaqur të mërkurën mund të ketë ndikim në shirat meteorikë të një nate më pas pasi ndriçimi i saj mund ta zvogëlojë dukshmërinë e meteorëve.
Meqë dukshmëria e dy shirave meteorikë mund të jetë e vogël sonte, fenomeni i ardhshëm i meteorëve që ndodh në gusht pritet të prodhojë shfaqje spektakolare në qiell.
-
Spektakël në qiell, superhëna përkon me shiun e parë të meteorëve sonte
-
Spektakël në qiell, mos e humbisni pamjen e mahnitshme sonte
-
Meteorologët britanikë: El Nino pritet të jetë më i fuqishmi ndonjëherë
-
Evropa përjeton dy eklipse – në fund të gushtit shfaqet edhe hëna e përgjakur
-
Sonte ndodh spektakli i madh qiellor, ja në sa ora do të shihet në Kosovë