Nëse në ndonjë ngjarje sportive australiane keni parë një poster të kangurit, mos u çuditni! Kanguri tash e sa vjet është futur në kulturën sportive në Australi, megjithëse historia e tij daton shumë më larg. Kanguri dikur përdorej për të boksuar. I vendosur në rrethin e ringut, me dorëza, kafsha e quajtur Jack, në vitin 1890, boksoi me burrin e quajtur Lindermann në Melbourne.
Ky marifet, i nisur vetëm si shfaqje rekreative nëpër kopshte zoologjike, mori dhenë në tërë Australinë.
Kanguri njihet për forcën fizike, ndërsa trupin zakonisht e ka "të ndërtuar" me shumë muskuj. Iniciativa e nisur në vitin 1980, u tentua të shndërrohej në sport, mirëpo me kalimin e kohës, autoritetet australiane e ndaluan me ligj.