Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Turisti “lufton” me kangurin në Australi

Një turist amerikan është filmuar duke ndihmuar një grua të shmangë një kangur agresiv në parkun Cohunu Koala të Australisë Perëndimore.

Courtney Carter i tha BBC-së se ajo kishte bërtitur për ndihmë për disa minuta përpara se burri të ndërhynte, ndërsa më vonë iu bashkua edhe djali i tij.

Në videon e publikuar shihet kanguri që fillon përplasjen me turistin dhe djalin e tij. Ndërsa situata bëhet komike, burri faktikisht merr lëndime të lehta, shkroi BBC.

Situata u qetësua pasi një anëtar i stafit mbërriti për ta marrë kafshën.

 

Artikuj të ngjashëm