Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Australiani vritet nga kanguri që e mbante si kafshë shtëpiake

Australiani vritet nga kanguri që e mbante si kafshë shtëpiake

Një burrë australian ka vdekur pasi u sulmua nga një kangur që e mbante si kafshë shtëpiake, ka bërë të ditur policia australiane.

Një i afërm e gjeti 77-vjeçarin me lëndime të rënda të hënën në shtëpinë e tij në Redmond, rreth 400 km në jug të Perthit, raportoi BBC-ja të martën.

Kur mjekët mbërritën në pronën rurale, kanguri i pengoi ata ta trajtonin njeriun. Policia u detyrua të qëllonte me armë kafshën, duke e lënë të ngordhur.

Burri ka vdekur në vendngjarje.

Një zëdhënës i policisë tha për mediat se besonin se burri ishte sulmuar nga kanguri, një kafshë e egër - më herët gjatë ditës.

Australia është shtëpia e rreth 50 milionë kangurëve, por sulmet janë të rralla.

Ky është sulmi i parë fatal i raportuar në Australi që nga viti 1936.

Artikuj të ngjashëm