Emri i Billie Eilish është ndër emrat, fjalët dhe frazat më të keqshqiptuara nga transmetuesit amerikanë në vitin 2021, ka zbuluar një studim i ri.
Në një raport të lëshuar nga Kompania e Captioning në SHBA, siç shkruan The Guardian, emri i Eilish – konkretisht fjala ‘Eilish’ – renditet si një nga fjalët më të keqshqiptuara të vitit, së bashku me ‘Dogecoin’, ‘Yassify’, ‘Cheugy’. 'Glasgow' dhe emri i variantit më të ri të COVID-19, 'Omicron'.
“Transmetuesit e lajmeve në SHBA kanë luftuar me fjalët dhe emrat e rinj të vitit 2021 ndërsa raportojnë për ngjarjet kryesore sportive, tendencat virale të internetit dhe të famshmit në zhvillim”, deklaroi një nga përfaqësuesit e kësaj ankete që vjen nga kompania Babbel, një platformë për mësimin e gjuhës që është e bazuar në Berlin dhe New York.
Billie Eilish - e shqiptuar "EYE-lish" - sapo publikoi videoklipin e saj më të fundit për "Male Fantasy", marrë nga albumi i saj i dytë në studio "Happier Than Ever".
-
Eilish akuzohet për fyerje të aziatikëve
-
Billi Eilish ka ndryshuar mendim për astrologjinë pas përvojave në dashuri
-
Billie Eilish shpallet “Artistja e vitit” nga Apple Music
-
Shenjat në duart e Billie Eilish i shqetësojnë adhuruesit
-
Billie Eilish flet rreth "përvojës së çmendur" në një lidhje romantike: Ai u zhduk