Një burrë është bërë hit në rrjetin social “TikTok” me përshkrimin e tij të një videoje në të cilën shihet i biri teksa dëshiron t’i shmanget ulëses së fëmijës në veturë.
Glen është babai i katër fëmijëve, përfshirë Uziahit i cili s’preferon aspak lidhjen në ulësen e tij.
Babai ka xhiruar një video të Uziahit që tenton të shmangë lidhjen, e më pas spiunohet nga tre vëllezërit/motrat e tij.
Videoja qesharake, e përshtatur me komentet e Glenit dhe animacionet, është bërë virale.
Momenti kryesor që ka bërë bujë ka qenë ai i mbylljes së derës së veturës. Sapo të mbyllet dera, Uziahi shikon me nervozizëm në të majtë e të djathtë e më pas në një mënyrë të veçantë shmangë lidhëset e krahëve.
Shijon për pak sekonda lirinë e tij, para se të spiunohet nga të tjerët.
@beleafinfatherhood Baby ESCAPES #ShadowAndBone #doakickflip #tiktokggt #fatherhoodbreakdown
♬ Spongebob - Dante9k
-
Berat - Kërkohet burgimi i babait e gjyshes, detyruan djalin të postojë video banale
-
Video virale: Shoferja në SHBA del nga vetura që po rrëshqiste
-
Serbi ndëshkohet pasi djali i tij çon tre gishta në Kroaci
-
Në TikTok po shpërthen një video - Tre djem vozitin veturën që e mbushën me ujë
-
Arrestohet personi, videot e të cilit tek abuzon me fëmijë u bënë virale