Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Arabia po planifikon ndërtimin e një qyteti futuristik, me taksi fluturuese dhe hënë false

Arabia Saudite është duke ndërtuar një qytet të madh futuristik me vlerë 500 miliardë dollarë, të mbushur me shërbëtorë robotë dhe po ashtu me taksi fluturuese, shkruan “The Sun”.

Neom do të jetë një metropol i stilit Jetsons, një qytet ultra modern, dhe në kontrast me pjesët e tjera shumë konservative të Arabisë Saudite.

E mbështetur me 500 miliardë dollarë nga Fondi për Investime Private i Arabisë Saudite, grupi që bleu klubin e Premier Leagues së Anglise, Newcastle United, planet për Neomin janë aq ambicioze sa disa teknologji as që ekzistojnë.

Qyteti do të gjendet në kufi me Jordaninë dhe Egjiptin, dhe do të nisë të mirëpresë banorët dhe bizneset nga viti 2025.

Do të ndërtohet nga fillimi, ndërsa do të jetë i furnizuar me rrymë nëpërmjet energjisë solare dhe erës dhe do të jetë 17 herë më i madh se Londra.

Sipas kryetarit të Neomit, princit të kurorës Mohammed bin Salman, zona urbane do të jetë “qendër për zhvillimin e robotikës dhe po ashtu do të jetë zonë ku fluturojnë dronët”.

Sipas dokumentit, në qytet do të ketë taksi fluturues.

Edhe Arabia Saudite do të ndërtojë stadium 350 metra mbi tokë Sport Arabia Saudite do të ndërtojë stadium 350 metra mbi tokë

Arabia Saudite dëshiron të sjellë profesionistët më të mirë në qytet dhe të krijojë një qendër komerciale për të rivalizuar Dubain dhe Dohan.

Po ashtu do të ketë robotë shërbëtorë për të pastruar shtëpitë e këtyre punonjësve të huaj. Ndër planet tjera është krijimi i “dinozaurëve robotë” e po ashtu robotë që luftojnë MMA.

Po ashtu synohet ndërtimi i një hëne të madhe artificiale që do ta ndriçojë qytetin çdo natë.