Kompania teknologjike Apple ka paralajmëruar klientët që të ndalojnë së vendosuri iPhonët e tyre të lagur në oriz.
Vendosja e pajisjeve elektronike të lagura në oriz për të thithur lagështinë ka qenë prej kohësh një praktikë e zakonshme, por prodhuesi i iPhonet ka përditësuar udhëzimin në faqen e tij për të paralajmëruar në mënyrë specifike klientët kundër këtij veprimi.
"Mos e vendosni iPhonen tuaj në qese me oriz. Kjo mund të lejojë që grimcat e vogla të orizit ta dëmtojnë telefonin", thuhet në faqe, raportoi të dielën “Upi”.
Apple gjithashtu paralajmëroi kundër përdorimit të burime të jashtme të nxehtësisë për tharje të pajisjeve.
Kompania ka thënë se iPhonët e lagësht duhet të lihen të thahen natyrshëm në ajër derisa të avullojë e gjithë lagështia. Telefonat nuk duhet të futen në karikues derisa të jenë tharë plotësisht, ndërsa karikimi me valë mbetet i sigurt.
Edhe
Ndaloni tharjen e rrobave mbi radiatorë – çon në probleme serioze
Nathan Rigger, zëdhënës i Samsung Australia, ofroi këshilla të ngjashme për përdoruesit e telefonave Samsung.
“Nuk do të rekomandoja vendosjen e një telefoni të lagur në oriz të thatë," tha Rigger për Yahoo Finance.