Tech

Apple lanson aksesorin për mbajtjen e telefonit, njerëzit e shohin qesharak

apple

Apple, e njohur për pajisjet e saj teknologjike të avancuara dhe dizajnin elegant, këtë herë ka habitur publikun me një produkt interesant. Kompania ka prezantuar “iPhone Pocket”, një çantë e thurur e vogël e krijuar në bashkëpunim me shtëpinë e modës Issey Miyake, që lindi “nga ideja e krijimit të një xhepi shtesë”, sipas njoftimit të Apple.

Aksesori është projektuar të përshtatet me çdo model të iPhone dhe do të dalë në shitje të premten, në disa ngjyra, raportoi CNN. 

Apple thotë se “iPhone Pocket” mund të përdoret në mënyra të ndryshme – mbi shpatull, i lidhur në çantë ose i mbajtur në dorë, e po ashtu vjen në variant të gjatë dhe të shkurtër.

Megjithatë, çmimi i lartë ka ngjallur reagime. Varianti i shkurtër do të kushtojë 149.95 dollarë, ndërsa ai i gjati 229.95 dollarë. 

“230 dollarë për një çorape të prerë. Njerëzit e Apple do të paguajnë gjithçka, për sa kohë që ka logon Apple”, shkroi një përdorues në X.

Ndërkohë, analisti i teknologjisë MG Siegler e quajti “çorap çmendurisht të shtrenjtë”, por shtoi se produkti ka një logjikë në trendin e ri të kthimit të iPhone në një aksesor.