Një aligator 2.5 metra i gjatë, që jetoi për shumë vjet në bodrumin e një shtëpie në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u largua shkroi Upi të mërkurën.
Ekipin për kujdesin dhe kontrollin e kafshëve e thirri një grua që banonte në atë shtëpi, duke thënë se aligatorin e mbante bashkëshorti i saj që nga 2011-a, por tash janë divorcuar dhe s’mund ta mbajë më e vetme.
“Ne e kemi mbajtur atë për gjithë këto vite, ka qenë aty në bodrum”, tha gruaja e identifikuar si Yali.

Ekipi amerikan për kafshët e mori zvarranikun dhe përkohësisht do të qëndrojë në qendrën e strehimit, për t’u vendosur më pas në një shtëpi të përhershme.
Me ligjet amerikane në Pensilvani, aligatorët mund të zotërohen, por s’është e ligjshme të lëshohen në natyrë.
-
Fosili që mbahej në sirtar për dekada, del të jetë mbetja e parë e një dinozauri në Antarktidë
-
Gruaja franceze shpëtohet nga policia pas 12 vjetësh robërie në Pakistan
-
Sabrina Carpenter merr urdhërmbrojtje ndaj një burri
-
Përballja e të ndaluarve të ICE-së në SHBA me mungesë ilaçesh e trajtimesh mjekësore
-
Identifikohet specia e re e dinozaurit gjigand