Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Amerikani i fitoi “rastësisht” 1 milion dollarë në lotari

Fitoi 250 mijë dollarë para dy vjetësh, gruaja nga Karolina kap edhe 200 mijë nga i njëjti dyqan

Një burrë nga Maryland në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i fitoi 1 milion dollarë në lotari, ndonëse tha se nuk e ka zakon të luajë.

Siç shkroi “Upi”, ai tha se këtë herë lozi krejt rastësisht dhe kur mori mesazhin që ka fituar, nuk mund të besonte.

“Unë nuk kam asnjë lojë të preferuar. As edhe një që kam luajtur më shumë së një herë, por nuk do të kisha blerë tiketë lotarie, pa i dëgjuar bisedat për çmimin 1-milionësh”, deklaroi punonjësi i një spitali në Maryland.

Ai nuk tregoi se ku do t'i shpenzojë paratë e fituara.