Autoritetet policore në Texas i dolën në ndihmë disa ankuesve për një aligator që “ua kishte bllokuar rrugën”, shkroi “Upi” të hënën.
Departamentit i Policisë vendase tha se kur mbërritën në vendin e ngjarjes panë një aligator afro 2 metra të gjatë, që po i tmerronte banorët aty.
Nëpërmjet litarit dhe pajisjeve policore, ekipi e zuri kafshën dhe e largoi për në një ambient të sigurt.
Aligatorët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të rrallë.
Dhjetëra qytetarë ankohen vazhdimisht tek autoritetet për aligatorët shqetësues.