Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Amerikanët në hall me aligatorin, ua bllokoi rrugën

Autoritetet amerikane në Louisiana i dolën në ndihmë vozitësve që u përballën me një aligator në një rrugë lokale, njoftoi Upi të martën.

Policia e Louisianas tha se aligatori e bllokoi rrugën, duke ua vështirësuar kalimin atyre me veturë.

Ekipi special doli në vendin e ngjarjes, ndërsa pas disa përpjekjeve, e hoqi me sukses, për ta dërguar zvarranikun në një vend të sigurt.