Një akrobate në festivalin e njohur muzikor “Coachella” është rrëzuar nga një lartësi e madhe, raporton “Daily Mail”.
Ajo u rrëzua gjatë një performance live në festivalin e muzikës të shtunën në Kaliforni.
Akrobatja u rrëzua nga një lartësi rreth 6 metra, ndërsa një DJ po performonte.
Ajo ra keq dhe përcjellësit e shikuan të tmerruar.
Akrobatja kishte performuar për afro pesë minuta para se të rrëzohej.
Është e paqartë nëse ajo u lëndua gjatë manovrimeve apo rrëshqiti e pastaj u rrëzua.
Edhe
Akrobati i cirkut bie nga lartësia gjatë shfaqjes
Nuk është hera e parë që një performuese në “Coachella” lëndohet. Në vitin 2019, një punonjës ra nga lartësia dhe humbi jetën ndërsa po përgatiste skenën.
Artikuj të ngjashëm
-
Akrobatja kineze vdes pasi rrëzohet gjatë performancës
-
Pas shfaqjes së befasishme në “Coachella”, Jennifer Lopez po hyn në një fazë të re të jetës
-
Katy Perry rrezikon të bie nga flutura gjigante gjatë koncertit, reagon me profesionalizëm
-
Perry gati sa nuk u rrëzua nga një sferë gjatë përformancës në Australi