Një akrobate kineze ka vdekur pasi është rrëzuar nga lartësia gjatë një performance të shtunën, raporton BBC.
Gruaja, që është identifikuar me mbiemrin Sun, është rrëzuar gjatë performancës në Suzhou.
Xhirimet e incidentit janë përhapur në rrjete sociale, ku shihet akrobatja duke rënë pas një manovrimi që shkoi gabim.
Ajo kishte rënë nga një lartësi e madhe pasi partneri i saj nuk arriti ta kapte nga këmbët.
U dërgua në spital, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin. Uebfaqja “The Paper” ka bërë të ditur se ajo ka lënë pas dy fëmijë.
Zyrtarët kanë nisur hetimin për rastin.
Partneri i akrobates ishte bashkëshorti i saj. Ata kishin punuar bashkë për shumë vjet.
*Kujdes pamje të rënda
A lot of discussions on Chinese socials today about the fatal accident that happened last night in Suzhou during a live acrobatic show. The female performer did not wear safety lines and she fell. She was rushed to hospital but passed away. (video end cut due to shocking content) pic.twitter.com/l5DCf0ilN1
— Manya Koetse (@manyapan) April 16, 2023