Disa pamje të publikuara tregojnë momentet e rënda kur një artiste trapezi bie nga disa metra lartësi në mesin e skenës së cirkut së mbushur me prindër e fëmijë.
Tatyana Zolotukina po performonte me bashkëshortin e saj Sergey Zolotukhin, 34 vjeç, kur dora i rrëshqiti dhe ra nga rreth 6 metra duke pësuar dëmtime në kurriz.
Në skenë pati disa klithma e më pas një qetësi tmerri teksa bashkëshorti i artistes dhe të tjerë nxituan ta ndihmonin.
Audienca nisi më pas të duartrokiste teksa akrobatja u largua nga skena për të marrë ndihmën mjekësore.
Trapezistja e ecjes në litar dukej se ishte ende e vetëdijshme pas rënies dhe u dërgua në spital për skanimet e thyerjeve të mundshme.
Zolotukina është anëtare e cirkut udhëtues rus Filatov, që daton prej 180 vjetësh dhe është nga më të vjetrat në Rusi.
Drejtori i cirkut Edgard Zapashny, tha se Tatiana “ra nga lartësia prej pesë metrash teksa performonte një numër të komplikuar e të rrezikshëm”.
“Shëndeti i performueses nuk është në rrezik dhe ajo pritet të kthehet së shpejti në arenë”.
Tatiana është nënë e një djali të vogël. /tch