Një fluturim i kompanisë Deltas u detyrua të kthehej në aeroport pasi një pasagjer pësoi diarre që u përhap “në të gjithë aeroplanin”, shkruan DailyMail.
Një aeroplan që fluturonte nga Atlanta e SHBA-së në Barcelonë, dhe ishte mbi Virginia kur pilotët vendosën se nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të anulonin udhëtimin.
Në një mesazh për kontrollin e trafikut ajror, piloti ka thënë: “Devijoni në ATL - diarre pasagjerësh në të gjithë aeroplanin - rrezik biologjik”.
Regjistrimet konfirmuan gjithashtu situatën, dhe pilotët u dëgjuan duke thënë: “Është thjesht një çështje e rrezikut biologjik, ne kishim një pasagjer që kishte diarre, kështu që të tjerët duan që ne të kthehemi në Atlanta”.
Aeroplani është ulur në Atlanta në orën 22:40 para se të vazhdonte për në Spanjë pak më shumë se pesë orë më vonë në orën 3 të mëngjesit.
Pasagjerët më pas lavdëruan punën e ekipit të aeroplanit që shpejt e vunë nën kontroll situatën/
Edhe
Aeroplani merr flakë gjatë ngritjes
“Ekipet tona punuan shpejt dhe në mënyrë të sigurt që të ishte e mundur për të pastruar plotësisht aeroplanin dhe për t'i çuar klientët tanë në destinacionin e tyre përfundimtar. Ne sinqerisht kërkojmë falje për klientët tanë për vonesën dhe shqetësimin në planet e tyre të udhëtimit”, thuhet në një reagim të Deltas.
VIDEO:
?BREAKING?
— Barstool Sports (@barstoolsports) September 5, 2023
We have official footage from the Barcelona diarrhea plane pic.twitter.com/81e1ZQnKMN
-
“Po s’gënjeve, s’fluturon” - pilotët e linjave ajrore fshehin problemet e tyre
-
Mijëra aeroplanë Airbus ulen në tokë pas problemeve me rrezatim diellor
-
Piloti mendon se dikush po tenton t’i futet në kabinë, kthen aeroplanin në pistë
-
Aeroplani Gjermani - Spanjë kishte mbetur 10 minuta pa pilot gjatë fluturimit