Një burrë nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që u zgjodh si bodybuilderi më i vjetër në botë në 2015-n, vazhdon ta mbajë edhe më tej këtë titull.
Siç shkroi Upi, Jim Arrington, kur ishte 83-vjeçar ishte zgjedhur bodybuilderi më i vjetër, por edhe tash kur i ka 90 vjet, vazhdon të jetë shumë i suksesshëm në fushën e tij.
Ai ka thyer rekorde të shumta, ndër të tjera edhe atë të Ligës Profesionale të Palestrës.
Arrington u shpreh se ka vuajtur shumë probleme shëndetësore gjatë viteve të hershme të jetës, por pesha kishte nisur të ngrinte si 15-vjeçar.
“Doja të bëhesha një superhero”, ka deklaruar ai pasi mori çmimin e rekordit nga Libri i Guinessit.
Ai i shpenzon tre orë në palestër çdo javë, ndërsa për shënim të rekordit ka thënë se iu janë dashur shumë kohë.
-
Mjeku amerikan 100-vjeçar nuk e ka ndërmend të pensionohet
-
Gruaja më muskuloze në botë, “bicepsin më të madh se Arnoldi”
-
Japonia regjistron rekord, afërsisht 100 mijë persona mbi 100 vjeç
-
Legjenda Pacquiao kthehet, por nuk e fiton titullin e kampionit
-
Arnold Schwarzenegger: Më thoshin se ëndrrat e mia ishin të pamundura