Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Mjeku amerikan 100-vjeçar nuk e ka ndërmend të pensionohet

Një burrë 100-vjeçar nga Ohio, i cili mban Rekordin Botëror Guinness si mjeku më i vjetër në botë i cili vazhdon ta ushtrojë profesionin, ka thënë se nuk e ka në plan të tërhiqet nga puna e tij.

Dr. Howard Tucker nga Cleveland u certifikua fillimisht si mjeku më i vjetër praktikues në botë, në shkurt të vitit 2021, kur ai ishte 98 vjeç e 231 ditë.

Tucker, tani 100 vjeç, tha se ai vazhdon të punojë me kohë të plotë, me ditën e tij të zakonshme që zgjat nga 9 e mëngjesit deri në 6 pasdite.

Mjeku ka bërë të ditur se ai u infektua me COVID-19 menjëherë pas ditëlindjes së tij të 100-të në korrik, por ai vazhdoi t'u jepte këshilla mjekësore banorëve të qytetit të tij nëpërmjet Zoomit.

“Unë e konsideroj këtë titull të Rekordeve Botërore Guinness si një nder të veçantë dhe e shikoj atë si një arritje tjetër në një jetë të gjatë, të kënaqshme dhe të lumtur”, tha Tucker për Guinness Ëorld Records.

Njëqindvjeçari, gruaja e të cilit, Sue, 89 vjeç, po punon ende si psikanaliste, tha se nuk ka plane të dalë në pension.

"Zot, jo! Unë besoj se pensioni është armiku i jetëgjatësisë. Edhe në vitet e mia të reja, nuk e kam menduar asnjëherë daljen në pension. Kur e doni atë që bëni dhe jeni ende në gjendje ta bëni atë, pse dëshironi të tërhiqeni”, ka thënë Tucker.

Artikuj të ngjashëm