Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

5 qershori ndër vite

5 qershori është dita e 156-të në kalendarin Gregorian.

Këtë vit kjo ditë shënon në ditën e hënë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më poshtë mund të lexoni disa ngjarje interesante të cilat bënë histori, e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme.

1832 - Fillon kryengritja e studentëve në Paris.

1849 - Danimarka bëhet monarki kushtetuese me nënshkrimin e kushtetutës së re.

1949- Tajlanda zgjedh Orapin Chaiyaka anëtare të Parlamentit, kështu duke u bërë gruaja e parë në Parlament të Tajlandës.

1959 - Betohet qeveria e parë e Singaporit.

1968- Robert F. Kennedy, kandidat presidencial amerikan qëllohet me armë zjarri në një hotel në Los Angeles, ndërron jetë pas vetëm një dite.

1981 - Jugosllavia titiste, e sëmura e Ballkanit, manovron t'i vërë zjarrin gadishullit Ballkanik.

2003 - Një valë e madhe nxehtësie arrin Pakistanin dhe Indinë, temperaturat kalojnë mbi 50 °C.

2006 – Serbia shpall pavarësinë nga Bashkimi Shtetëror i Serbisë dhe Malit të Zi.

2015- Tërmet me magnitudë 6.0 në Malajzi, ku vdiqën 18 persona, përfshirë edhe Alpinistët që ishin nisur për t’i ngjitur në Malin Kinabalu, pas rrëshqitjeve që ndodhën gjatë tërmetit. Ky u bë tërmeti më i fortë në Malajzi qysh prej vitit 1975.

2017- Mali i Zi bëhet zyrtarisht vendi i 29-të i NATO-s.

2017- Si çdo vit tjetër, edhe në Kosovë shënohet Dita Botërore e Mjedisit, ku organizohen aktivitete të ndryshme.

2017- Në Tiranë hapet sheshi “Skënderbej” për këmbësorët. Sheshi u ka kushtuar qytetarëve të Tiranës, 16 milionë euro, 5 milionë nga të cilat u investuan në kohën kur kryebashkiak ishte Edi Rama.