Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

7 qershori ndër vite

7 qershori është dita e 158-të në kalendarin Gregorian.

Këtë vit kjo ditë shënon në ditën e mërkurë, transmeton Koha.net.

Më poshtë mund të lexoni disa ngjarje interesante të cilat bënë histori, e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme.

1832- Kolera vret 6,000 njerëz në Quebec, e sjellur nga emigrantët irlandez.

1905 - Norvegjia prish bashkimin me Suedinë, pas disa muajsh tensioni dhe frike nga një luftë e mundshme mes dy vendeve. Bashkimi ishte krijuar më 1814.

Edhe SHBA-ja riafirmon angazhimin: Nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës Arbëri 1 muaj më parë SHBA-ja riafirmon angazhimin: Nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës

1929- Ratifikohet traktati Lateran, kështu duke sjellë në ekzistencë Vatikanin.

1948- Edvard Benes, jep dorëheqje si President i Çekosllovakisë.

1967- Ushtarët izraelit hyjnë në Jerusalem.

1989- Rrëzohet ‘Surinam Airways” duke mbetur të vdekur 176 persona prej 187 që ishin në bord.

2013- Zjarr në një autobus në Xiamen, qytet kinez, mbesin të vdekur 47 njerëz dhe lëndohen 34 tjerë.

Edhe 27 vjet liri Arbëri 1 muaj më parë 27 vjet liri

2014- Vdesin të paktën 37 njerëz në një sulm në Republikën Demokratike të Kongos.

2017- Në Kosovë vazhdon fushata për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.